Por jo të gjithë e dinë se Eva është në një lidhje dashurie të disavjeçare me Genarin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
E ftuar në emisionin e pasdites në TV Klan me Rudina Magjistrarin, Eva ka treguar për marrëdhënien e saj me Jozefinën por edhe për faktin se nuk do të gjykohet si “nusja” e saj.
“Unë dua të flas me artin tim dhe të eci me punën time”, thotë ajo. Ҫifti janë bashkë qysh prej moshës 16-vjeҫare, ndaj pas më shumë se 5-vjetësh, lidhja e dashurisë është konsoliduar.
E pyetur për marrëdhënien me ish-kryetaren e Kuvendit, Eva tregon:
“Jemi takuar shumë herët, madje qysh në fillim të lidhjes kur nuk e dinim se kjo lidhje mund të zgjaste kaq shumë. Është njeri i mrekullueshëm, është shumë e dashur, shumë e qeshur, janë njerëz shumë të hapur…
Unë jam e bindur që edhe nusja e tim vëllai kur të vijë një ditë në shtëpinë tonë nuk do të ndihet aq rehat sa jam ndier unë në shtëpinë e tyre. M’i kanë bërë gjërat aq të thjeshta sa unë e kam pasur të lehtë të përshtatem”.
Eva që nga java e kaluar është pjesë e programit “Mbrëmje në Champoions League”./ Albeu.com/


