Arifi: Shqiptarët nuk janë e keqja e këtij vendi – (VIDEO)

347

BDI shpreson se nuk do të shtyhen zgjedhjet lokale në një afat të gjatë, sepse ky është ineteres i të gjitha partive politike në vend. Kështu ka deklaruar nënkryetarja e Bashkimit Demorkatik për Integrim Teuta Arifi e pyetur për skadimine  afatit për shpalljen e zgjedhjeve lokale.

“Gjithsesi se ajo do të jetë pjesë e bisedave të partive politike, sepse me këtë prkeet të gjitha partitë politike, sigurisht se në kuadër të ligjeve dhe zgjidhjeve  ligjore do të gjendet një hapësirë që zgjedhjet të mos shtyhen edhe aq gjatë dhe pushtetet lokale të japin atë që kanë kontribut dhe obligim ndaj qytetarëve”, deklaroi Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë e pyetur se si e sheh zgjidhjen BDI-ja të  këtij ngërçi politkk në të cilin ndodhet vendi, Arifi ka nënvizuar se nuk duhet të ketë tensione.

“Ky është një ngërç I madh politik për të cilën duhet të sillen vendime me mend dhe të mençura.Edhe njëherë dëshiroj që të nënvizoj se thirrja në dhunë qytetare, në mostolerancë qytetare nuk i ka sjellë asnjëherë të mira këtij vendi kështu që edhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të shikojë me racionalitet që të gjejë zgjihdjet më të mira të mundshme”, tha Arifi raporton Televizioni Koha.

Sa i përket retorikës së fundit të shprehur kundër Tiranës zyrtare, Arifi tha se shqiptarët dhe shqipëria nuk është e keqja e këtij vendi.

“Kjo është një fatjkeqësi tjetër aq më tepër që Tirana zyrtare si një vend anëtare e NATO-s, gjithmonë ka përkrahur stabilitetin e Maqedonisë, nuk ka kontestuar asnjëherë identitetin e popullit maqedonas dhe tendenca për ta futur Tiranën zyrytare në këtë kornizë në të cilën tentohet është një gabim i madh nga ata të cilët këtë duan që ta bëjnë, për ti bërë shqiptarët dhe Shqipërinë fajtor kujdestar për problemet e veta dhe për të papbërat e veta. Kjo mendoj se do të kthehet boomerang gjithë atyre që për të mbajtur pushtetin e  tyre dëshirojnë që të keqen e tyre ta kërkojnë te shqiptarët. Shqiptarët dhe shqipëria nuk janë e keqja e këtij vendi”, theksoi nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi, një kohësisht edhe kryetare  e komunës së Tetovës.

Comments