Konjufca: Mos u votu Specialja për ndonjë pazar e tash nuk iu dolën llogaritë

148
glauk konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka reaguar pas kërkesës së deputetit të PDK-sëm, Nait Hasani për rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend.

Konjufca ka ironizuar duke thënë se ndoshta ka pasur ndonjë pazar politik partitë në pushtet me votimin e Speciales e tash llogaritë nuk iu dolën ashtu, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se ky Ligj nuk mund të zhbëhet pa Listën Serbe dhe pa një projekt nacionaL.

“Kjo punë nuk bëhet spontanisht , kjo punë nuk bëhet pse na ka rënë ndër mend në njërën prej seancave plenare kur nuk është as pikë e rendit të dirës. Procedura është që duhet të zhbëhet në nivel kushtetues pasi e keni bërë amandament kushtetuese me 80 e disa vota, edhe Listën Serbë duhet me bind.Do të ishte lajm shumë i mirë për Koosvën nëse do ta zhbënte Specialen pork jo duhet të bëhet me ndonjë projekt nacional me një consensus”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info.

Comments