Ziadin Sela takim në Ambasadën e Gjermanisë

191
Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela dhe Sekretari Gjeneral Arben Taravari sapo mbaruan takimin në Ambasadën e Gjermanisë.
Në këtë takim me përfaqësues të lartë të Ambasadës Gjermane Ziadin Sela i informoi për situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe mundësinë e tejkalimit të këtij momenti politik si dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë Reformiste.
Z.Sela këto ditë kishte takime intenzive pothuajse me gjithë ambasadorët e shteteve të BE-së si dhe me atë të SHBA-ve duke i informuar për hapat e metutjeshëm të veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët
Temë diskutimi ishte edhe platforma e subjekteve politike shqiptare, si element i rëndësishëm edhe për perspektiven integruese të Maqedonisë e cila pritet të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar që do të reflektonte edhe kërkesat reale te votuesve shqiptar që votuan subjektet e tyre politike.
Comments