Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në Shkup ka takuar z. Christian Hellbach, i dërguar i veçantë i Ministrisë së jashtme gjermane për Evropën Juglindore si dhe Ambasadoren Gjermane në Maqedoni, zonjën Christine Althauser.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori z. Hellbach kanë diskutuar për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe zhvillimeve politike në vend, me theks të veçantë mbi përpjekjet për dalje nga ngërçi institucional dhe politik.
Z. Ahmeti foli për rolin e BDIsë për mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse dhe të besueshme si dhe për insistimin tonë për përmbyllje të Marrëveshjes së Ohrit, reforma sistemore dhe integrim EuroAtlantik.
Z. Ahmeti tha që zgjedhjet i bëmë për ta zgjihur krizën, jo për ta vazhduar atë e as për ta thelluar.
Z. Hellbach theksoi që Gjermania vlerëson vendimin e z. Ahmeti dhe nënvizoi mbështetjen e Berlinit për një Maqedoni të integruar në strukturat euroatlantike dhe me sundim efikas të së drejtës.
Z. Ahmeti njohtoi mysafirin e lartë nga Berlini që po bëhen përpjekje për ta zhbllokuar Kuvendin në mënyrë që të fillon funkcionimi i institucioneve.