Kumanovari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

209
fresco

Në rrugën “11 Noemvri” në Kumanovë, gjatë mbrëmjes së djeshme është gjetur një person i vdekur në shtëpinë e tij. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin I.S.

Siç informojnë nga MPB, hetim në vendngjarje ka bërë ekip i SPB Kumanovë dhe mjek i mjekësisë ligjore.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Comments