Ahmeti: Zgjedhjet e reja nuk sjellin diçka të re. Zbardhje e rastit të Kumanovës, Monstrës…

295
fresco
Madje, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se në Deklaratën e përbashkët është futur edhe zbardhja e rastit të Kumanovës, Monstrës dhe ndriçimi i proceseve tjera të montuara ndaj shqiptarëve.
“Rasti i Kumanovës të zbardhet, për atë është futur edhe në Deklaratë të përbashkët edhe me monitorim të mirëfilltë ndërkombëtar që opinioni dhe shqiptarët ta dinë të vërtetën, është edhe çështja Monstra që e vërteta të del në sipërfaqe”, ka thënë Ahmeti në TV21 speciale.
“Ne kemi qenë në komunikim të përhershëm me Brukselin për të reformuar drejtësinë në vend dhe tani ka ardhur koha e realizimit të tyre. Kemi shumë mangësi në fushën e së drejtës dhe të implemetojmë raportin e Pribes”, ka thënë Ahmeti, transmeton Aktuale.mk.
“Nuk mendoj se zgjedhjet e reja do të sjellin diçka të re. Por nëse ngulfaten institucionet dhe situata mund të ndodhë edhe ai moment, pra njëri nga opsionet tona ka qenë  zgjedhjet e parakohshme, por ajo nuk ofron një zgjidhje për situatën. Duhet të vazhdojë komunikimi mes partive dhe të hapet situata dhe të vendosim interesin e përgjithshëm përpara e jo ato partiake apo grupore”, ka thënë Ahmeti.
Comments