Ahmeti: Arsyet që përdor BESA u shfrytëzuan nga Gruevski e Ivanovi

394
fresco
Duke folur për Deklaratën e Përbashkët, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë në intervistën në TV21 se çështja e gjuhës ka qenë pika e parë e BDI-së edhe në vitin 2014, por partia e tij është tërhequr nga ajo pikë, për shkak se kishte propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Ahmeti nuk e la pa e përmendur se kërkesa e Lëvizjes Besa që kryeministri shqiptar, Edi Rama, ta pranojë autorësinë e Deklaratës së Përbashkët është përdorur nga Ivanovi dhe Gruevski maksimalisht.
“Mund që me keqardhje të them se në atë takim ku është hartuar, dhe jemi marrë vesh me partitë politike shqiptare që veprojnë këtu në Maqedoni, nuk ju është përgjigjur thirrjes një parti politike e quajtur Besa. Ata vazhduam edhe më tutje duke i bërë thirrje, letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë, që ai të pranojë autorësinë. Një autorësi të paqenë, sepse ai nuk ka qenë autor, dhe unë në këtë rast nuk dua as ta arsyetoj e as ta amnistoj Shqipërinë, sepse Z.Rama bëri një akt vëllazëror”, u shpreh Ali Ahmeti.
“Mirëpo e keqja është se arsyet që i përdor Besa për të dalë me letër, që të pranojë autorësinë Zoti Edi Rama, këtu e ka shfrytëzuar edhe presidenti, edhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Zoti Nikolla Gruevski, e kanë shfrytëzuar edhe analistë, duke thënë që ja një parti politike shqiptare po kërkon nga Edi Rama që të pranojë autorësinë”, shtoi ai.
Ahmeti pranon se shteti i së drejtës nuk funksionon, dhe se reformat në drejtësi duhet të bëhen sa më shpejtë. Ai disa herë përsëriti se problemi është politik dhe zgjidhja duhet të jetë politike, e jo të shndërrohet në problem etnik.
Comments