Një krijesë misterioze po trondit shkencën

Fotografitë e një krijese misterioze që janë duke bërë xhiron në internet kanë shkaktuar debate të rrepta dhe të gjera rreth asaj se çka, në fakt, shihet në ato foto. Krijesa, e cila duket të ketë dy këmbë dhe njëfarë fytyre, e ngjashme me alienët, duket sikur të ketë dalë nga ndonjë film i tmerrit, me buxhet të vogël. Fotografia bizare u paraqit së pari në “Reddit”, e shoqëruar me mbishkrimin “Disa miq e gjetën këtë gjë jashtë shtëpisë së tyre. Çka dreqin është ajo, se…”.
Fotot u shpërndanë me të madhe
Këto fotografi më pas u vendosën edhe në “Facebook” nga Gianna Peponis, e cila i përcolli fotot me këtë koment: “Po i postoj këto fotografi, por ende nuk e kam të qartë se çfarë krijese kam postuar”. Ajo thotë, edhe pse nuk dihet a është e vërtetë, apo jo, se një mbrëmje, rreth orës 11:30, kishte dëgjuar disa bërtitje misterioze dhe, pasi që kishte dalë jashtë për të shikuar, kishte parë këtë krijesë. “Ishte e vdekur pasi që e gjeta”, thotë ajo.
Pas hulumtimeve që janë bërë, është marrë vesh se krijesa misterioze është gjetur në San Hoze, Kaliforni, në të njëjtin shtet amerikan ku gjatë fundjavës u vërejt një UFO misterioz në qiell.
Hamendjet e shumta
Më pas filluan hamendjet rreth asaj se çka mund të jetë kjo “gjë”. LollyMac shkruan: “Nuk e di çka dreqin është kjo. Nëse do të dalë ndokush aq trim saqë ta largojë atë nga ai vend, atëherë le të mos harrojë të hedhë kripë në vendin ku gjendej krijesa. Asgjë e mirë nuk mund të pritet nga krijesat e tilla”. Por, ka edhe komente të tjera, më miqësore.
P.sh. Albatraozz thotë: “Mendoj se kjo krijesë është e mrekullueshme”.
Disa njerëz, që mendojnë në mënyrë më racionale, thonë se krijesa në fjalë është gjysma e fetusit të një dreri, që është ngrënë nga kafshët grabitqare.
P.sh. Piesseji shkruan: “Një dre i dështuar, i ngrënë përgjysmë nga rakunët”, etj.
Nuk është hera e parë që në internet publikohen foto të tilla. Në korrik një grua kishte postuar një foto të frikshme të një përbindëshi misterioz, të cilit i mungonin sytë. Kjo grua e kishte gjetur këtë përbindësh në mal dhe kishte pyetur në internet se çka mund të ishte ajo.