
Shteti përcjell çdo lëvizje dhe është në dijeni për qëndrimet e të gjithëve, thotë ish nënkryetari i Kuvendit, Rafiz Haliti. Haliti thotë se përshkallëzimi i situatës të enjten e kaluar nuk e gjetur në befasi Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai hedh dyshimin se dikush paraprakisht e kishte përgatitur terrenin duke i detyruar madje policët shqiptarë që para kohe të marrin pushimin vjetor.
Kanë ardhur pjesëtarë të policisë te unë dhe më kanë informuar se diçka do të ndodhë, diçka ka ndodhur brenda policisë. Derisa Ivanovi mobilizonte ushtrinë dhe përgatiste bunkerin, brenda policisë, ka fakte se sidomos pjesëtarë të policisë të përkatësisë kombëtare shqiptare janë lëshuar në pushim vjetor pa dëshirën e tyre. Me siguri dikush ka bërë terren paraprakisht që të vijë deri te kjo që ka ardhur – deklaroi Rafiz Haliti, Ish nënkryetar i Kuvendit.