Vetëvendosje kërkon drejtësi për Deharin

390

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka organizuar një protestë para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari në burgun Prizrenit, gjashtë muaj më parë. Ndërsa aktivistët e kësaj partie politike po shkruanin grafite me moton “Drejtësi për Astritin”, ka ndodhur dhe një përplasje me Policinë e Kosovës.  Deputeti Glauk Konjufca tha se për vdekjen e Astrit Deharit, përgjegjëse është Qeveria, përkatësisht Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme, pastaj Policia e Kosovës dhe kreu i saj, si dhe organet e hetuesisë dhe drejtësisë.  Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës,i cilësuar si akt terrorist.

 

Comments