CIVIL kërkon përgjegjësi për thirrjet për vrasje dhe dhunë ekstreme politike!

223
fresco
CIVIL kërkon përgjegjësi për thirrjet për vrasje dhe dhunë ekstreme politike!

CIVIL e dënon ashpër shprehjen e urrejtjes dhe thirrjet për linçim dhe dhunën ekstreme politike që haptazi manifestohen rrugëve të Maqedonisë.

“Transparentet në të cilat implikohen kërcënime për vdekje të Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës, të cilat u paraqitën në protestat në organizim të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” më 8 maj, janë vetëm edhe një nga vargu i dëshmive për motivet, porositë dhe qëllimet e këtyre protestave. Ato porosi janë prezente që prej fillimit dhe janë në themelet e kësaj iniciative për të cilën dihet mirë se është e nisur, organizuar dhe e sponsoruar nga VMRO – DPMNE”, thonë nga CIVIL.

Ata shtojnë se pas porosive dhe slloganeve të shumta në të cilat me emërime fyese për shqiptarët, bëhet thirrje për dhoma gazi, sopata dhe të ngjashme, në slloganet e reja shohim edhe një klithje të urrejtjes së skajshme dhe kërcënimeve për jetë.

Qëndrimi i Civilit është se këto janë shembuj të qartë të veprave të rënda penale, dhe të rrezikimit të rendit dhe sigurisë në vend.

Comments