
Shirrat e rrëmbyeshëm kanë rritur nivelin e ujit dhe në disa zona dhe tashmë ka rrezik që të ketë edhe përmbytje transmeton Faktiditor.ch.Një banor i zonës së Sllupçanit dëshmon përmes një fotografie sasinë e madhe të ujit që është grumbulluar atje.Për momentin nuk bëhet e ditur nëse në ndonjë zonë të Maqedonisë ka përmbytje me përmasa më të mëdha .Në ndërkohë që disa banorë të Hasanbegut thonë se situata të tilla i presin me shumë ankth dhe i trazojnë shkaku i tragjedisë së ndodhur një vit më parë që shkaktoi shumë viktima dhe përmbytje të mëdha me dëme të jashtëzakonshme materiale, prona, shtëpitë shkatërruara etj./Faktiditor.ch/.