Komunat me mandat të skaduar, shërbimet në kaos

229
fresco

Pushteti lokal prej sot nuk funksionon në dhënien e shërbimeve për qytetarët lidhur me kompentecat e përcaktuar me ligjin për vetëqeverisje lokale. Nga komuna e Çairit thonë se nga dita e sotme janë bllokuar furnizimet publike. Zëdhënësi Kushtrim Alla thotë se qytetarët mund të vazhdojnë me parashtrimin e kërkesave, por të njëjtat nuk do të mund të nënshkruhen.

Kërkesat e tyre do të pranohen dhe do të procedohen në organet kompetente të komunës ashtu siç ka qenë deri më tani. I vetmi kufizim administrative janë aktvendimet të cilat varen nga nënshkrimi i kryetarit të komunës dhe vendimet të cilat i miraton Këshilli komunal i cili pas skadimit të mandatit normalisht se nuk mund të funksionojë – deklaroi Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit.

Në takimin e djeshëm me kryetarin e Kuvendit, shumica parlamentare si datë për mbajtjen e zgjedhjeve rekomandoi gjysmën e parë të tetorit, por propozimi duhet të kaloj për miratim në seancë kuvendore e cila ende nuk është caktuar nga ana e kryeparlamentarit Xhaferi.

Nga ana tjetër, Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje lokale që vepron në kuadër të Ministrisë së Pushtetit Lokal doli me qëndrimin se mandati i kryetarëve megjithatë skadon më 31 dhjetor ndërsa i këshillave komunale ka skaduar më 34 mars dhe se të gjitha vendimet e miratuara pas kësaj datë janë të pavlefshme.

Mandati i kryetarëve të komunave rregullohet me Nenin 49 dhe 52 nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe aty qartë qëndron se mandati zgjat deri në mbarimin e vitit, që dmth 31.12.2017. Mandati i këshilltarëve të komunave sipas Nenit 35 pika 1 e Ligjit për vetëqeverisje lokale është 4 vjeçar. Duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën më 24 mars të vitit 2013, mandati iu ka skaduar më 24 mars të vitit 2017. Duke pasur parasysh mandatin e kaluar të këshillave, kryetarët e komunave kryejnë funksion teknik, por në asnjë rast nuk guxojnë ta ndërkrejnë funksionimin e komunave – thanë Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale.

Por, ish kryetari i BNJVL-së, Andrej Petrov thotë të kundërtën.

Kryetarët e komunave për momentin nuk mund të funksionojnë, por me këtë nuk mund të funksionojnë as qytetarët në kryerjen e nevojave të tyre të përditshme. Rreziku i parë është që të mos mund ta realizojnë të drejtat e tyre në marrjen e shërbimeve. Rreziku i dytë është të mos mund të realizojnë të drejtën e tyre dhe nesër dikush t’ia cenojë të njëjtën. Qytetarët nuk janë të detyruar ta paguajnë çmimin e një politike të papërgjegjshme, për këtë shkak duhet të gjendet zgjidhje – u shpreh Andrej Petrov, Ish kryetar i BNJVL-së.

Për të evituar revoltën e punonjësve lokal por edhe të atyre që pagat varen nga kryetarët e komunave, siç janë institucionet arsimore, pagat e muajit prill janë paguar disa ditë para skadimit të mandatit të tyre. Nga BNJVL-ja kanë i kanë bërë thirrje partive që të mos taktizojnë por sa më parë të miratojnë ndryshimet e nevojshme për zgjatjen e mandatit deri në zgjedhjet e ardhshme.

Comments