

Në prag të përballjes finale të Kupës së Maqedonisë në Strumicë, ku Shkëndija do të mbrojë titullin përball Pelisterit, trajneri i “kuqezinjëve” është i bindur se titulli do të mbetet në sirtarët e Shkëndijës. “Jemi përgatitur maksimalisht dhe besoj se që ne do të jemi ata të cilët do ti gëzohen kësaj finale në Kupë. Dhe me angazhim maksimal dhe me detyra dhe urdhërat që do ti jepen futbollistëve nga stafi teknik, mendojë se ne do të jemi fituesit dhe për herë të dytë radhazi do të kthejmë Kupën në Tetovë,” tha mes tjerash , Erhan Selimi. Finalja e Kupës së Maqedonisë, do të zhvillohet të mërkurën në orën 17.00 në stadiumin në Strumicë.