Erdogan kundër vendimit të SHBA-së: Përdorimi i raketave me rreze të gjatë, do të zgjerojë konfliktin Ukrainë – Rusi

169
fresco

Joe Biden i dha dritën jeshile Ukrainë për të përdour kundër Rusisë raketat amerikane me rreze të gjatë. Ky vendim është kundërshtuar nga presidenti turk, Rexhep Erdogan i cili thotë se ky veprim do të ndezë një knflikt në shallë më të gjerë.

“Hapi i Bidenit do të interpretohej si lëvizje për ta ndezur luftën dhe për t’u siguruar që ajo nuk mbaron kurrë, por vetëm përhapet. Ky hap, jo vetëm që do ta përshkallëzojë konfliktin, por do të nxisë përgjigje ma të fuqishme nga Rusia”, tha Erdogan.

Ukraina sulmoi tokën ruse me raketat amerikane me rreze të gjatë të martën, duke shfrytëzuar lejen që mori nga administrata në largim e Biden i dha në ditën e 1000 të luftës mes vendeve.

Në ditën e njëjtë, presidenti rus Vladimir Putin e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska si përgjigje ndaj sulmeve nga një armik që përdor armë konvencionale.

Turqia ka deklatuar hapur përkrahen që i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë por gjithashtu ata nuk kan qenë dakort as me saksionet që Perëndimi ka ndërmarrë kundër Moskës, duke marrë parasysh marrëdhënien e rëndësishme që ndajnë në fushat e turizmit, mbrojtjes dhe energjisë.

Comments