
Brnabiq/ Bllokadat në Beograd dhe Novi Sad janë të koordinuara për të destabilizuar Serbinë
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, në lidhje me bllokadat e sotme të Brankovi most-it dhe Rektoratit në Beograd, si dhe prokurorisë në Novi Sad, deklaroi se ishte një veprim i koordinuar, i mbështetur nga parti të ndryshme, qëllimi i të cilëve, siç tha ajo, ishte destabilizimi i Serbisë.
“Është e vështirë për mua të besoj se njerëzit, prej të cilëve sot ka më pak se një mijë njerëz në rrugë, do të bënin një rrëmujë të tillë në Serbi… aktivitete të tilla, veprime të tilla, kam frikë se duhet të koordinohen diku tjetër. tha Brnabiq.
Ajo vlerësoi se përfaqësuesit e opozitës duan “anarki, dhunë, destabilizim dhe asgjë tjetër”.