Kështu duket sot djali sirian – imazhi i të cilit përloti botën (VIDEO)

226
fresco

midle

Gjaku, pluhuri dhe mpirja/mungesa e emocionit janë fshirë nga fytyra e tij.

Kur fotografia e Omar Daqneesh u shpërnda në mbarë botën, u bë një imazh i pashlyeshëm i brutalitetit të regjimit të Assadit dhe vuajtjes së fëmijëve në Siri, transmeton Klan Kosova.

Një fotografi e të voglit Omar në anën e pasme të një ambulance, gjaku që mbulonte fytyrën e tij dhe trupi i tij mbështjellë me pluhur, mblodhi vëmendjen ndërkombëtare vitin e kaluar.

Por tani janë shfaqur fotografi të reja të pesëvjeçarit nga Aleppo, të cilat e shfaqin atë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të lumtur- rrethuar nga familjarë.

Gushtin e kaluar, Omar u ul i trullosur dhe i hutuar në një ambulancë, pasi u nxor nga rrënojat e shtëpisë së tij në Aleppo, e cila u shkatërrua nga një sulm ajror.

Imazhi i ftohtë/pandjenja i fëmijës e bëri atë një simbol të tmerrit të tragjedisë në Siri.

Vëllai i tij më i madh, Aliu, 10 vjeç, vdiq nga plagët që mori në shpërthim.

Por në fotot e reja të marra nga intervistat me familjarët e tij këtë javë, Omar shihet i lumtur ulur në prehrin e babait të tij, në shtëpinë e tyre.

Comments