Mexhiti: Ali Ahmeti duhet të tregoj se pse Grubi ishte më i rëndësishëm se anëtarët e sinqertë të BDI-së

112
fresco

Përfaqësuesit e VLEN-it sot në konferencë për shtyp kanë folur në lidhje me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta vendosur Artan Grubin në “listën e zezë”.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, njëherit edhe zëvendëskryeminsitër i parë, Izet Mexhiti në një dalje publike, pas shpalljes së Listës së Zezë nga Departamenti i Shtetit, e ku ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga radhët e BDI-së, është përfshirë në Listën e Zezë amerikane, publikisht i ka kërkuar kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që të pranojë se ka gabuar. Mexhiti tutje thekson se kreu integrist, Ali Ahmeti duhet të tregoj se pse Artan Grubi ishte më i rëndësishëm se anëtarët e sinqertë të BDI-së.

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti, tha se SHBA-të dëshmuan të gjithë atë që ata e kanë thënë më herët. Mexhiti tha se “BDI duhet të pastrohet nga udhëheqësia e korruptuar”, ndërsa Grubin e quajti këlysh të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

“Kishim të drejtë kur luftonim kundër korrupsionit, kishim të drejtë kur i bënim thirrje BDI-së të pastrojë radhët e veta dhe kur i zbardhëm skenarët e tyre për të kthyer Gruevskit. SHBA-të dje edhe një herë dëshmuan se janë partneri më i rëndësishëm strategjik dhe drejtpërdrejtë na treguan problemet tona. Po të kishte pasur BDI fuqi të ballafaqohet me korrupsionin, Artan Grubi asnjëherë nuk do të ishte zv.kryeministër. Lidhjet e Grubit, e mesa duket edhe lidhjet e Ali Ahmetit me Sasho Mijallkiovin dje u konfirmuan edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ai i ftoi institucionet vendore që të hetojnë të gjitha akuzat dhe të mbajnë përgjegjës zyrtarët që janë përfshirë në vepra kriminale.

Comments