Gjermania ka humbur mbi 30 miliardë euro nga manipulimet financiare

167
fresco

Shteti gjerman në 16-të vitet e fundit ka humbur pothuaj 32 miliardë euro për shkak manipulimeve nga ana e bankierëve dhe brokerëve, evazioneve fiskale dhe kthimit të tatimit, theksohet në raportin e profesorit të Universitetit në Manhajm, Kristof Shpengel.

Në raport, pjesët të së cilës i publikoi “Cajt”, thuhet se pjesa më e madhe e parave janë humbur për shkak praktikave bankare dhe brokerëve me të cilat bankat gjerman u japin hua aksioneve të investuesve të huaj para pagesës së dividendës, me çka e shfrytëzojnë mundësinë ligjore të mos paguajnë të dhëna sepse trajtohen si kompani vendore të cilat janë larguar nga tatimi i dividendës.

“Me praktika të tilla ose të ngjashme vetëm mes viteve 2005 dhe 2012 janë humbur mbi shtatë miliardë euro”, pohon profesori Shpengel.

Prokurori publik në Këln tashmë ka filluar hetim për rrjetin e tillë kriminel, që konsiderohet për një nga skandalet më të mëdha tatimore në Gjermani, e cila deri tani tregon se në keqpërdorimet janë kyçur edhe dhjetëra korporata financiare në Londër.

Comments