Arrastisja spektakolare e të shpallurit në kërkim

308
fresco

Një 27-vjeçar i dëbuar nga zona Schengen ka arritur të kalojë në portin e Durrësit pa u regjistruar në sistemin Tims.

Së bashku me 11 persona të tjerë ai kishte arritur të hipte në traget dhe të arrinte në Itali, por këtu është ndaluar nga policia vendase, e cila e ka kthyer në Durrës.

Por, edhe kur ka mbërritur në por shqiptar, ai ka arritur t’u shpëtojë agjentëve të kontrollit dhe është zhdukur.

Nga verifikimet e kryera rezulton që personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, të jetë në kërkim nga policia e Shkodrës.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave se si 27-vjeçari iu shmang kontrollit dhe për identifikimin e personave që e kanë ndihmuar.

10 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Comments