Ky trajner është favoriti kryesor për të zëvëndësuar Alonson te Bayer Leverkuseni

Xabi Alonso do të largohet nga Bayer Leverkuseni në fund të sezonit.
Spanjolli me shumë gjasë do të bëjë rikthimin e tij te Real Madridi, pas 11 vjetësh.
Dhe siç raporton “Marca”, drejtuesit e skuadrës kanë hedhur sytë në Itali te skuadra e Comos, ku e shohin Cesc Fabregasi si prioritetin e tyre kryesor për të marrë stolin e skuadrës.

Ish-lojtari i Barçës i përshtatet në mënyrë të përkryer asaj që kërkon Bayeri: një trajner të ri me një mentalitet sulmues dhe një uri për tituj. Që Fabregas është aksionar në Como nuk do të ishte problem, e tëra çfarë duhet është që spanjollit’i thotë po ekipit gjerman.
Fabregasi arriti ta ngritë skuadrën e Comos në Serien A, sezonin e kaluar dhe tashmë në këtë sezon po bën mrekulli, duke u pozicionuar në pozitën e 10-të në tabelë./IndeksOnline/