Asllani përsëri në formacionin e javës në Bundesliga 2

65
fresco

Është publikuar formacioni i javës së 33-të në Bundesliga 2.

Dhe sigurisht që nuk mungon edhe ylli i Elversbergut dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani.

Asllani, shkëlqeu në fitoren 3-0 ndaj Braunschwigut, në të cilën shënoi 1 gol dhe bëri një asistim, ku u vlerësua me notën 8.4 nga faqja e njohur “Sofascore”.

midle

Në këtë formacion dominojnë Elversbergu, Hamburgu dhe Karlsruhe me nga 2 lojtarë, ndërsa Kolni, Paderborni, Hannoveri, Munsteri dhe Fortuna Dusseldorf me nga një.

Bundesliga 2 po afron drejt fundit, me Hamburgun, e cila ka siguruar ngritjen në Bundesliga, ndërsa do të vendoset në javën e fundit skuadra që do ta marrë biletën e artë për në elitën e futbollit gjerman./IndeksOnline/

Comments