Jose Mourinho me lot në sy për vdekjen e Jorge Costas: E di se çfarë do kishte thënë…!

111

Ish-futbollisti i Portos, Jorge Costa dje ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare dhe kjo ka prekur shumë trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Gjatë një konferencë për media, Mourinho tregoi se ishte i mërzitur shumë kur mori vesh lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kapitenit të tij te skuadra e Portos, shkruan Indeksonline

Mourinho me lot në sy, i jep një premtim Costas edhe pse nuk është më në mesin tonë.

“E di se çfarë do kishe thënë po të ishe gjallë. “Mos qaj mister, nesër keni ndeshje dhe djemtë e tu kanë nevojë që ju të jeni gati dhe i fortë.” Të premtoj Bicho që do ta bëjë…”, u shpreh Jose Mourinho

Kujtojmë që kjo dyshe së bashku arritën të fitonin Ligën e Kampionëve me Porton.

Kurse sonte, Mourinho si trajner i Fenerbaces do të ketë punë ndaj Feyenoordit në ndeshjen e vlefshme për play-offin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/

Comments