Kundërshtarët e mundshëm të Baselit barazuan mbrëmë, Shaqiri: Nuk duhet të frikësohemi nga askush!
Skuadra e Baselit është duke pritur kundërshtarin e saj në fazën e play-offit final në UEFA Champions League.
Malmo apo Copenhageni, do të jetë skuadra kundërshtare e ekipit ku luan Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline
Pikërisht këto dy skuadra mbrëmë barazuan pa gola 0:0 në ndeshjen e parë, që u zhvillua në Suedi.
Kapiteni i klubit zvicran, Shaqiri gjatë një interviste tregon gatitshmërinë për t’i mposhtur skudarat në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
“Nëse doni të arrini në Ligën e Kampionëve dhe të performoni mirë atje, duhet të mposhtni çdo kundërshtar në fazën eliminatore. Nuk kemi pse të frikësohemi nga askush.
“Gjithashtu mendoj se ne nuk jemi kundërshtari ideal për Malmon ose Copenhagenin”, u shpreh Xherdan Shaqiri
Kujtojmë që pikërisht gjatë këtij muaji (Gusht), do të mësohet edhe skuadra që siguron kualifikimin tutje në Champions: Malmo, Copenhageni apo Baseli./Indeksonline/