Nunez shumë afër Al-Hilalit

97

Sulmuesi uruguajan, Darwin Nunez do të largohet nga Liverpooli.

Ardhja e Hugo Ekitikes dhe ajo e mundshme e Alexander Isakut, minimizojnë mundësitë që ai të ketë një vend startues në formacionin e Arne Slot.

Nunez, ishte i lidhur me një transferim te Napoli por që marrëveshja nuk u finalizua si shkak, çmimi i lartë i kërkuar nga kampionët e Anglisë.

Dhe tashmë uruguajani duket të jetë afër Arabisë Saudite, me Al-Hilalin që ka një akord me Liverpoolin, për transferimin e tij.

Bisedimet tashmë po vijojnë mes Al-Hilalit dhe Nunezit, për të arritur një marrëveshje që është e dobishme për të dyja palët./IndeksOnline/

Comments