Dikur ishte asistent i Kloppit, tani i Guardiolas/ Tifozët e Liverpoolit i frikësohen Lijndersit
Pepijn Lijnders ka filluar punën si asistent i parë i Pep Guardiolas te skuadra e Manchester Cityt.
Puna e tij është parë menjëherë në videon e pulibkuar në rrjetet sociale, ku shihet 42-vjeçari duke dhënë instruksione dhe duke motivuar lojtarët, shkruan Indeksonline
Kjo i ka frikësuar tifozët e Liverpoolit, të cilët e njohin shumë mirë trajnerin holandez.
42-vjeçari ishte pjesë e “The Reds” gjatë kohës së Jurgen Kloppit, para se të largohej drejt Salzburgut – ku ishte emëruar trajner i parë i skuadrës austriake.
Lijnders sa ishte te Liverpooli ka fituar katër trofe, duke përfshi: Premier League, Champions League, UEFA Super Cup, FIFA World Cup dhe English Super Cup.
Lijnders do të jetë asistenti i parë i Pep Guardiolas, së bashku me legjendën e Bregut të Fildisht, Kolo Toure./Indeksonline/