Cardi B “pushton” Parisin me ar dhe diamante
Kur bëhet fjalë për luksin, pak emra shkëlqejnë më fort se Cardi B. Reperja e famshme, e njohur për stilin e saj ekstravagant dhe shijen për bizhuteri të rralla, ka ndezur sërish rrjetet sociale. Këtë herë nga Parisi, ku u zhyt në një furi blerjesh në dyqanin prestigjioz Cartier, duke shpenzuar rreth 189 mijë dollarë vetëm për aksesorë.
Në një video të postuar në TikTok, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit koleksionin e saj të ri prej ari dhe diamantesh, që përfshinte gjithçka nga byzylykët ikonë “Love” deri te unaza luksoze me smeraldë.
“Kjo është stiva ime e përditshme,” u shpreh ajo, duke treguar një varg byzylykësh të trashë në ar të verdhë, të bardhë e rozë secili me vlerë mbi 7 mijë dollarë. Koleksioni u pasurua edhe me dy versione me “diamantë pavé”, që shkonin deri në 30 mijë e 400 dollarë për copë.
Por luksi nuk ndaloi këtu. Para se të zbërthente blerjet e Cartier, Cardi tregoi dhuratën e fundit nga partneri i saj, futbollisti i ekipit New England Patriots, Stefon Diggs: një orë Patek Philippe Nautilus, e mbuluar me diamante, me vlerë mbi 72 mijë e 800 dollarë. “Mendova se po blinte për vete, por doli që ishte surprizë për mua,” tregoi ajo.