“Zemrat e mia”, Albina publikon foto me nënën dhe vjehrrën

136

Këngëtarja Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.

Ajo ka postuar një foto të ngrohtë ku shfaqet në shoqërinë e nënës dhe vjehrrës, shkruan Indeksonline.

Krahas fotos shkroi: “Me dy zemrat e mia mami edhe nana”, duke treguar lidhjen e fortë dhe respektin që ka për këto dy gra të rëndësishme në jetën e saj.

Albina është e njohur jo vetëm për talentin në muzikë por edhe për afërsinë me familjen, duke dëshmuar që dashuria dhe respekti janë themeli i çdo marrëdhënjeje të shëndetshme./Indeksonline/

Comments