Hiqni njollat e deodorandit me këtë produkt kuzhine

Njollat e deodorantit mund të jenë një makth dhe heqja e tyre shpesh duket e pamundur. Shumë njerëz përpiqen të lajnë rrobat e tyre disa herë, apo përdorin ndonjë lloj kimikati zbardhues, nëse veshja është e bardhë, për të hequr njollën e vështirë.
Por shpeshherë, kur provojnë ndonjë metodë pastrimi për t’u çliruar nga njollat, rezultati dalë më i keq.
Fatmirësisht, ekspertët e larjes së rrobave, marka Persil, kanë zbuluar metoda të ndryshme për të hequr njollat në rroba, duke pohuar se këto teknika do t’i bëjnë rrobat tuaja “të duken përsëri të pastërta dhe të buta”.
Ajo që e bën këtë metodë veçanërisht të mirë është fakti që gjithçka që ju nevojitet ndoshta e keni tashmë në kuzhinën tuaj. Me parashikimet e motit që paralajmërojnë periudha me diell, nuk ka kohë më të mirë për ta provuar këtë metodë.
Persil zbuloi se përzierja e ujit dhe lëngut të limonit është një teknikë efektive për të hequr njollat e deodorantit, dhe metoda është shumë e thjeshtë për t’u përdorur.
Mjafton të aplikoni një përzierje me pjesë të barabarta uji dhe lëngu limonit mbi njollë, të lini veshjen në diell për një orë, më pas ta shpëlani dhe ta lani normalisht në lavatriçe.
Persil shpjegon se “efekti natyral zbardhues i lëngut të limonit dhe diellit është i shkëlqyer për të zbehur njollat e deodorantit në veshjet me ngjyra të çelura”.
Për njollat e forta dhe të verdha të deodorantit, mund të provoni edhe përzierjen me sodë buke dhe ujë.
Mjafton të bëni një paste nga tre pjesë sodë buke dhe një pjesë ujë, ta fërkoni mbi njollë, të lini të veprojë disa orë dhe më pas ta lani në cikël me ujë të nxehtë.
Dhe kështu, mund të riktheni lehtësisht rrobat tuaja të preferuara dhe t’i vishni lirshëm pa u shqetësuar nëse do të dëmtohen përsëri.

