Fifi dhe Egli Tako prishin miqësinë përfundimisht – nuk ndiqen më as në rrjete sociale
Miqësia mes këngëtares së njohur Fifi dhe ish-banores së Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, duket se ka marrë fund përfundimisht.
Dyshja, që dikur ishin shumë të afërta, tani nuk e ndjekin më njëra-tjetrën as në rrjete sociale, duke konfirmuar kështu se raporti i tyre është prishur.
Fillimisht, Fifi dhe Egli u panë shpesh pranë njëra-tjetrës, duke ndërtuar një shoqëri të fortë edhe jashtë syrit të publikut.

Madje, për një periudhë të shkurtër, këngëtarja mori përsipër edhe menaxhimin e Takos, duke i hapur rrugë disa projekteve të përbashkëta.
Mirëpo, gjërat ndryshuan shpejt. Burime pranë tyre tregojnë se mes dyshes pati mosmarrëveshje të lidhura me çështje financiare, gjë që bëri që rrugët e tyre të ndaheshin. Pas kësaj, marrëdhënia e dikurshme e ngushtë u ftoh krejtësisht.

Së fundmi, ndjekësit vunë re se as Fifi dhe as Egli nuk figurojnë më në listën e ndjekësve të njëra-tjetrës në Instagram.
Për momentin, asnjëra prej tyre nuk ka bërë një reagim publik për këtë prishje miqësie, por fakti që dy ish-mike janë të distancuara ka ngjallur mjaft kuriozitet tek fansat e tyre.