Louis Theroux rikthehet me dokumentar mbi mizogjininë në rrjetet sociale, i frymëzuar nga drama “Adolescence”

65
fresco

Louis Theroux po rikthehet me një dokumentar të ri, i cili do të fokusohet te rritja e mizogjinisë në rrjete sociale dhe ndikimi i saj tek të rinjtë.

Projekti i ri, që po zhvillohet përmes kompanisë së tij Mindhouse, është përshkruar si një “shtojcë” e dramës rrëqethëse të Netflix “Adolescence”.

Theroux është parë tashmë në skena filmimesh ku përpiqet ta intervistojë HSTikkyTokky, i cili ka publikuar edhe video provokuese në rrjetet sociale.

Ndryshe nga disa projekte të tjera të Mindhouse, këtë herë vetë Theroux do të drejtojë dokumentarin, duke i dhënë peshë dhe jehonë temës.

Programi synon të analizojë se si rrjetet sociale dhe ndikuesit agresivë formësojnë qëndrimet e djemve të rinj ndaj grave.

Xhirimet kanë nisur dhe dokumentari, ende pa titull, pritet të publikohet në Netflix vitin e ardhshëm.

Ky projekt vjen pas suksesit të madh të “Adolescence”, e cila u bë drama më e shikuar e javës në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndezur diskutime mbi ndikimin e rrjeteve sociale tek të rinjtë.
Dokumentari pritet të hetojë rolin e figurave të diskutueshme si Andrew Tate dhe vlogeri britanik HSTikkyTokky, të njohur për deklaratat e tyre përçmuese ndaj grave, shkruan DailyMail.

Comments