Policia ndalon koncertin e Yll Limanit në Shkodër, reagon këngëtari

824
fresco

Yll Limani ka reaguar pas ndërprerjes së koncertit të tij të planifikuar në Shkodër, duke shprehur keqardhje për situatën që shqetësoi fansat e shumtë.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, këngëtari i njohur falënderoi publikun për mbështetjen, por njoftoi se eventi nuk mundi të zhvillohej për shkak të ndërhyrjes së policisë.

“Shkodër, faleminderit që keni ardhur për mua sonte. Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E dua këtë qytet edhe juve shumë! Shihemi së shpejti!”, shkroi Limani në postimin e tij në Instagram.

Reagimi i artistit ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa fansat shpresojnë që koncerti të organizohet sërish në një moment tjetër.
Ky është rasti i dytë brenda pak kohe që autoritetet pengojnë mbajtjen e koncertit të tij në këtë qytet, duke e bërë të pamundur organizimin.

Comments