Nuk votohet Simiqi: shkohet në ‘short’ zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit nga komunitetit serb

259
fresco

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka caktuar propozimin me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb meqë Slavko Simiq i propozuar nga Lista Srpska nuk mori mbështetjen e nevojshme në tri herë radhazi.“Në gjykimin tim kandidati është ezauruar, Lista Sprksa po refuzon të propozojë një kandidat tjetër, prandaj vazhdojmë me paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores”.

Ai tha se kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit.“Ftoj administratën që ta përgatisë tavolinën dhe të gjitha materialet që nevojiten për hedhjen e shortit për zgjedhjen e nënkryetarit nga radha e komuniteteve.

Para kësaj, deputeti Igor Simiq, që propozoi emrin e bashkëpartiakut të tij për nënkryetar, kërkoi që të ketë një orë pushim, meqë nuk po arrihet pajtueshmëri për të zgjedhur Sllavko Simiqin në pozitën e nënkryetarit.Por, kjo s’u mor parasysh.
Çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për propozimin me short?Pika shtatë përcakton se në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6, propozimi i kandidatëve bëhet me short, në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse.

Kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit.

Comments