Fjalët e Andrés Iniesta prekin thellë…
“Në periudhën më të errët të jetës sime, i vetmi moment lehtësimi ishte natën; kur merrja pilulat dhe flija. Nuk kisha më vullnet për të jetuar… Edhe kur përqafoja gruan, ishte si të shtrydhja boshllëkun, nuk ndjeja asgjë.
Vazhdoj terapinë edhe sot, sepse e di që më duhet ekuilibër dhe kontroll. Ja pse gëzohem kur shoh sportistë dhe njerëz të zakonshëm që flasin hapur për depresionin dhe shëndetin mendor. Duhet guxim për këtë, por mund të shpëtosh jetë duke ndërgjegjësuar.
Me kalimin e kohës, kam mësuar se depresioni nuk duket në fytyrë. Mund të prekë këdo, pavarësisht nga suksesi apo pasuria. Mund të kesh të gjitha makinat dhe luksin e botës…, por nuk të bëjnë imunë ndaj demonëve të brendshëm”.