Pritjet për të dalë nga Kosova nga pika kufitare e Merdarës po zgjasin deri në 2 orë e 40 minuta.
Sipas përditësimit të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se deri në gjysmë ore po pritet te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.
Kurse në pikat tjera kufitare nuk kanë dhe fluks të shtuar të pritjeve.


