Hailey Bieber mahnit me figurën e saj të tonifikuar në Los Angeles

152
fresco

Hailey Bieber u pa sërish në formë të shkëlqyer, duke treguar figurën e saj të skalitur gjatë një daljeje në Los Angeles këtë fundjavë.

Modelja dhe sipërmarrësja 28-vjeçare, vetëm dy ditë pasi shijoi një mbrëmje romantike me bashkëshortin e saj Justin Bieber, zgjodhi një veshje sportive të ngushtë, një bluzë të zezë pa mëngë dhe geta të njëjta, që i theksuan linjat e trupit.

Pamjen e plotë e kompletoi me një kapelë bejsbolli të kuqe të New York Yankees, syze dielli elegante dhe pantallona të gjera vjollcë e rozë, ndërsa në dorë mbante një kafe dhe telefonin, duke treguar gjithashtu edhe unazën e saj të madhe të martesës, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Justin Bieber, 31 vjeç, i shoqëroi fansat me performancën e tij të fundit muzikore pas publikimit të albumit SWAG më 11 korrik, ku disa këngë i kushtohen pikërisht Hailey-t dhe djalit të tyre, Jack.

Çifti, që do të festojë shtatëvjetorin e martesës në shtator, ka zgjedhur të ruajë privatësinë e të voglit, edhe pse ai u shfaq për herë të parë në videoklipin muzikor të babait të tij.

Hailey, që prej lindjes së djalit vitin e kaluar, ka treguar se rikuperimi i saj nuk ka qenë i lehtë, duke u përballur me komplikime pas lindjes, por gjithashtu duke pranuar me dashuri ndryshimet në trupin e saj. “Nuk është i njëjti trup që kisha më parë, por i jam mirënjohëse”, ka thënë ajo.

Comments