Dy deputetët e AKI-se, Sali Murat dhe Blerim Bexheti ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për anulimin e Vendimit nr. 41-841/7 të publikuar më 24 shtator 2024. Vendimi i përmendur përmban rregullime në lidhje me përcaktimin e numrit të anëtarëve të këshillave komunale.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Sali Murat, ndërsa ka thënë se për shkak të urgjencës së çështjes, kërkojmë që Gjykata ta marrë këtë iniciativë në agjendën e saj me prioritet dhe të nxjerrë një masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të vendimit të përmendur.
“Pas vendimit shfuqizues nga Gjykata Kushtetuese me nr. 251/2025 të datës 26 qershor 2025 mbi dokumentin e Metodologjisë për regjistrimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, si rezultat i të cilit u eliminuan dispozitat për përkufizimin e kategorive ‘popullata totale rezidente’ dhe ‘popullata totale jo-rezidente’, sipas vlerësimit tonë ky vendim ka mbetur pa bazë ligjore dhe është në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe parimet e sigurisë juridike. Si parim themelor i shtetit të së drejtës është se të gjitha rregullimet ligjore duhet të qëndrojnë brenda kornizës kushtetuese dhe të garantojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Për shkak të urgjencës së çështjes, kërkojmë që Gjykata ta marrë këtë iniciativë në agjendën e saj me prioritet dhe të nxjerrë një masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të vendimit të përmendur”.
Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë deri në fund, shkruan deputeti Murat.

