Policia e Maqedonisë së Veriut tha se ka zbardhur një incident në qytetin e Manastirit, ku shqiptar nga Dibra me shtetësi suedeze u detyrua të hiqte me forcë bluzën që mbante, të cilën kishte të vizatuar shqiponjën dykrenare, përcjell FaktiDitor.ch
Rasti ndodhi më 28 gusht 2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Shirok Sokak” në Manastir, kur S.H.D., 32-vjeçar nga Suedia që banon në Dibër, deklaroi se disa persona iu afruan për ta detyruar të hiqte bluzën e tij. Ai e hoqi vullnetarisht pasi vlerësoi se nuk kishte mundësi për t’u mbrojtur.
Pas hetimit, policia identifikoi autorët—katër persona të moshës 17-vjeçare dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Manastiri.
Me urdhër gjykate, u kryen kontrolle në banesat e tyre dhe në intervistat zyrtare në stacionin policor, ata pranuan përgjegjësinë për ngjarjen.
Autoritetet njoftuan se kundër tyre do të ngrihen akuza sipas nenit 319 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, për “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare”.

