Në vend që të mbahej diskutim për aktivitetet e paligjshme, seanca u hoq nga rendi i ditës. Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim, Skender Rexhepi-Zejd, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se seanca e sotme nuk është shtyrë, por është anuluar, dhe njoftoi se do të veprojë vetëm në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
– As dje, as sot nuk më ka arritur ndonjë kërkesë e tillë, as te Komisioni, as nga kryetari i Kuvendit, prandaj seanca e sotme nuk u shty, por u anulua sepse ishte kundër Rregullores, dhe do të thërras seancë kur të ketë kërkesë për një gjë të tillë. Është e trishtë që u bëmë një “shtet banane”, ku secili e përgjon tjetrin dhe ku të gjithë e dinë për këtë. Si mund të ketë kryeministri informacione të tilla se është përgjuar kur dihet saktësisht sipas ligjit se si publikohen këto informacione, dhe për këtë arsye unë nuk do të jem pjesë e një skandali të tillë – tha Rexhepi, duke theksuar se do të veprojë vetëm sipas Rregullores.
Pyetur për certifikatën e sigurisë, Rexhepi tha se edhe pas 10 ose 11 muajsh nuk ka marrë përgjigje pse ai dhe zëvendësi i tij në komision nuk e kanë certifikatën, dhe shtoi se nuk ka nevojë për kontrolle shtesë.

