700 mijë euro nga Qeveria për rikonstruksionin e kompleksit “Sokollana” në Kumanovë

87
fresco

Qeveria do të sigurojë 700.000 euro për rindërtimin e kompleksit më të vjetër sportiv “Sokollana” në Kumanovë, ka bërë të ditur sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Dua të shpreh kënaqësinë time që sot së bashku me kryetarin e komunës jam këtu në Kumanovë, t’i uroj për gjithçka që ka bërë në periudhën e kaluar, por edhe për të punuar së bashku edhe më shumë në periudhën që vjen. Një nga ato objekte është ky për të cilin kryetari i komunës ka folur tashmë”, tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë.

Për punën e tij si kryetar komune mund të bindem edhe nga dëshmitë që i ndanë pronarët apo afaristët që i vizituam më herët në dy objektet afariste, ku siç tha Mickoski i paraprinë vizitës në këtë objekt të quajtur “Sokollana”.

“Ata me të vërtetë dhanë, do të thosha, komente jashtëzakonisht pozitive për atë që Komuna, kryetari i komunës dhe administrata po bëjnë që investimet e tyre të jenë më të suksesshme. Kështu që, së bashku Qeveria, Komuna, kryetari i komunës po bëjnë punë jashtëzakonisht të mira dhe do të vazhdojmë të bëjmë punë jashtëzakonisht të mira për Kumanovën”, u shpreh Mickoski.

Ai tha se si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbështetur këto iniciativa në mënyrë që banorët e Kumanovës të përfitojnë sa më shumë projekte, projekte që do të nënkuptojnë një jetë më të mirë dhe më cilësorë këtu në Kumanovë.

“Pra, këtu kryetari i komunës shpjegoi konkretisht për këtë objekt, se rindërtimi i objektit dhe kthimi i tij në gjendjen fillestare do të kushtojë rreth 700 mijë euro. Projekti është përgatitur, na mbetet neve si Qeveri të sigurojmë mjetet, për të cilat jam i sigurt se mjetet do të sigurohen dhe rindërtimi i këtij objekti do të fillojë”, tha Mickoski.

Comments