Kjo është lagjja luksoze ku jetojnë Lionel Messi dhe gruaja e tij, Antonela Roccuzzo

138
fresco

Kohët e fundit është konfirmuar se Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo, kanë zgjedhur një vend shumë të veçantë për t’u vendosur në Miami.

Ardhja e yllit argjentinas në qytetin amerikan ka shkaktuar interes të madh, jo vetëm për shkak të talentit të tij në futboll, por edhe për shkak të jetës luksoze që bëjnë jashtë fushës. Çifti është zhvendosur në një lagje që padyshim pasqyron një nivel të lartë ekskluziviteti dhe sigurie, transmeton Indeksonline.

Kjo lagje nuk është çfarëdo brenda zonës metropolitane të Miamit, por një komunitet që ofron privatësi absolute dhe një mjedis të privilegjuar.

Pas muajsh thashethemesh, është zbuluar se vendi i zgjedhur nga Messi dhe Antonela është Bay Colony, i vendosur në Fort Lauderdale, Florida. Kjo zonë është dalluar si një nga më ekskluzivet dhe më të sigurtat, ideale për familjet që kërkojnë qetësi dhe rehati vetëm pak minuta larg qytetit.

Comments