Riadi paralajmëron Izraelin: Anekësimi i Bregut Perëndimor do të ketë pasoja të rënda

203
fresco

Arabia Saudite e ka paralajmëruar Izraelin se do të ketë pasoja serioze në të gjitha zonat nëse anekson ndonjë pjesë të Bregut Perëndimor, raportoi Channel 12 i Izraelit, transmeton FaktiDitor.info

Sipas raportit televiziv izraelit, Riadi nuk specifikoi se çfarë hapash mund të ndërmarrë, por mund të deklarojë fundin e perspektivës së normalizimit të marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit ose të rimbyllë hapësirën e saj ajrore për fluturimet izraelite, të cilën e hapi në vitin 2022, raporton Times of Israel.

Ai shtoi se aneksimi mund të dëmtojë marrëdhëniet diskrete të sigurisë dhe tregtisë midis dy vendeve dhe të rrezikojë Marrëveshjet e Abrahamit.

Zyrtarët sauditë do të diskutojnë se si t’i japin fund luftës në Gaza dhe skenarët e “një dite pas luftës” me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, së bashku me udhëheqësit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania, Egjipti dhe Turqia.

Televizioni izraelit raporton gjithashtu se Trump do të zhvillojë një takim me udhëheqësit e Gjirit, të cilët duan të dëgjojnë qëndrimin e tij mbi sulmin në Katar.

Comments