Nazim Taipi dhe Taravari në takim me banorët e Përshevcës dhe Tearcës

93
fresco

Mbrëmë, Nazim Taipi së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarin e Komunës së Tearcës, Nuhi Nezirin, si dhe anëtarët e shtabit komunal të Aleancës Kombëtare për Integrim, zhvilluan një takim miqësor me qytetarët në fshatrat Përshefcë dhe Nerasht.

“Me Tearcën në zemër, bashkë për të ardhmen që na bashkon”, shkroi Taipi në rrjetet sociale.

Ky takim vjen në kuadër të aktiviteteve të Aleancës për Shqiptarët për të afruar më shumë qytetarët me vizionin e tyre politik.

Comments