Pas borës në Serbi dhe Bosnjë, i ftohti siberian nesër mbërrin në Maqedoni

128
fresco

Dimri ka mbërritur në rajon, duke filluar nga sonte do të vijë edhe në Maqedoni. Përgatitni rroba të ngrohta, si dhe pajisje dimërore për automjetet tuaja dhe kini kujdes në rrugë, transmeton FaktiDitor.info

Sipas parashikimit, moti do të jetë me vranësira dhe reshje të dendura shiu kudo në vend. Shumicën e kohës, do të ketë një sasi të madhe reshjesh uji (mbi 30 litra shi për metër katror dhe lokalisht edhe mbi 60 litra shi për metër katror).

Ajër shumë i ftohtë dhe temperatura shumë të ulëta do të depërtojnë nga lindja dhe verilindja. Në male dhe lartësi më të mëdha, reshjet do të shndërrohen në reshje dëbore dhe do të formohet mbulesa e parë e dëborës e këtij sezoni. Në male, veçanërisht ato male me lartësi më të madhe, lokalisht do të formohet mbulesë dëbore edhe mbi 50/60 centimetra dëborë.

Temperaturat të enjten (2 tetor) do të rriten në intervalin 3 deri në 10 gradë, ndërsa të premten (3 tetor) do të jenë edhe më të ulëta dhe do të rriten në intervalin 0 deri në 9 gradë. Në zonat më të larta dhe malore, temperaturat do të jenë nën zero dhe do të ketë ngrica.

Foto të majave të maleve të mbuluara me borë në rajon kanë filluar të përhapen në rrjetet sociale. Sipas informacioneve, në Golija ka reshje të dendura bore. Njëkohësisht, borë po bie edhe në Kopaonik. Sa i përket rajonit, borë ka rënë në shpatet e Bjelashnicës, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Comments