Zgjedhjet e 12 tetorit, Orav dhe shefat e misioneve të vendeve të BE e presin Radoniqin

87
fresco

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se ai së bashku me shefat e misioneve të BE’së, sot e kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar roli thelbësor i KQZ’së në sigurimin e integritetit dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme.

‘‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, priti sot Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Radoniqi, në takimin e të Shefave të Misioneve të BE-së.

Ata diskutuan rolin thelbësor të KQZ-së në sigurimin e integritetit, përfshirjes, transparencës dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme dhe vendimmarrjes së paanshme dhe të bazuar në ligj, duke ndërtuar besimin e publikut’’, thuhet në njoftim.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FEuropeanUnionInKosovo%2Fposts%2Fpfbid0cgxK2xAJxHUvCEGQ8thBvHGQPgT7EnF2nQy2FtdP9EdYJsfLB8MfZppKqcqFyxkRl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”772″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Comments