Banka qendrore kineze do të kryejë një operacion të riblerjes së anasjellë të drejtpërdrejtë me vlerë 1.1 trilion juanë

Banka Popullore e Kinës njoftoi të martën që do të kryejë një operacion të riblerjes së anasjellë të drejtpërdrejtë me vlerë prej 1.1 trilion juanësh (rreth 154.8 miliardë dollarë amerikanë) më 9 tetor, për të mbajtur likuiditet të mjaftueshëm në sistemin bankar.
Operacioni do të kryhet me vëllime fikse nëpërmjet ofertave të normave të interesit, me ofertat fituese të përcaktuara në nivele të shumëfishta çmimesh, për tre muaj, ose 91 ditë, sipas bankës qendrore.
Wang Qing, kryemakroanalist në “Golden Credit Rating”, tha se kjo masë vazhdon të hedhë likuiditet në treg, duke sinjalizuar një rritje në përdorimin e mjeteve të politikave bazuar në sasi. Ajo do të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e emetimit të bonove qeveritare dhe në përmbushjen më të mirë të nevojave të financimit të kredive të ndërmarrjeve dhe familjeve, theksoi Wang.
Operacionet e riblerjes së anasjellë të drejtpërdrejtë, një mjet që banka qendrore e paraqiti në tetor 2024 për të menaxhuar likuiditetin në sistemin bankar kombëtar, kryhen një herë në muaj me një afat jo më shumë se një vit.
Këto operacione kanë pasuruar paketën e instrumenteve të politikave monetare të Kinës, duke plotësuar masat e mëparshme, si riblerjet e përkohshme, riblerjet e anasjella të përkohshme dhe shitblerjen e bonove të thesarit.