Gazetar turk humb punën pas kritikës ndaj Erdoganit – shkarkimi ndodh në ditën që bëhet baba

Korrespondenti turk në Uashington për stacionin televiziv pro-qeveritar NTV, Huseyin Gunay, është pushuar nga puna pasi u kap nga kamera duke kritikuar presidentit e Turqisë Rexhep tajip Erdogan ku theksonte se përgjatë takimit me Trump “nuk fitoi asgjë”.
Sipas Turkish Minute, në të njëjtin plan, Gunay flet për një “luftë të trefishtë për pushtet” mes ministrit të Jashtëm Hakan Fidan, djalit të Erdogan-it, Bilal, dhe dhëndrit të tij, Selçuk Bayraktar, duke lënë të kuptohet se këto rivalitete lidhen me kontrollin e vendit në një të ardhme “post-Erdogan”.
Përpara se të pushohej nga puna gazetari turk njoftoi nëpërmjet platformës X se ishte bërë baba.
Gunay shprehet se ndjehet shumë keq që kjo gjë t’i ndodhte në një ditë të veçantë si kjo.
“Sot kam fatin e keq të jem në një pozicion ndryshe në agjendë, por ka një lajm që mezi prisja ta ndaja me ju, sepse dua të ndjeni gëzimin tim: U bëra baba. Që tani e tutje, do të më thërrisni Hüso Baba.”, tha Gunay.