Rexhepi (AKI): Do të sjellim linja të reja të transportit urban në Tetovë

113
fresco

Kandidati për kryetar komune në Qytetin e Tetovës, nga radhët e AKI, premton linja të reja të transportit urban ndërsa ndërmarja thotë se do të furnizohet edhe me një minibus të ri dhe qytetarët do të mund ti shohin oraret në kohë reale. Rexhepi paralajmëron modernizim të të gjitha rrugëve të qytetit dhe lidhjes së tyre me fshatërat. Kemi plane konkrete si për zhvillim urban, ashtu edhe për zhvillim ekonomik dhe arsimor tha Rexhepi në tubimin e mbrëmshëm në Tetovë.

“Në këtë bazë do të ndërtojmë edhe një qytet të gjelbër, modern dhe të jetueshëm. Një projekt madhor, transformimi i kazermës në një qendër institucionale dhe një park qyteti. Mbi 190 mijë m2 hapësirë publike do të kthehen në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të përqëndruara në një vend dmth edhe komuna, gjykatat, policia dhe një park funksional i qytetit për sport dhe rekreacion. Do të ndërtojmë gjithashtu parqe të reja përgjatë lumit Shkumbin mbi varrezat ortodokse, në oborret e shkollave dhe do të mbjellim mbi 10 mijë fidane në katër vitet e ardhshme”, tha Bajram Rexhepi – AKI. /Alsat.mk

Comments