Shkup: Uji i pijshëm shtrenjtohet me 3 denarë për metër kub

54
fresco

Është shtrenjtuar uji i pijshëm në Shkup, me 3.2 denarë për metër kub. Në vend të 31.81 denarëve, metër kub ujë tani kushton 35.02 denarë. Çmimi i ri ka qenë në fuqi që nga shtatori dhe faturat e shtatorit do të jenë më të larta, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri u miratua nga Komisioni Rregullator për Energjetikë më 25 gusht. Nga atje për SDK.MK thanë se Komisioni duhej të miratonte një çmim të ri për ujin sepse NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” nuk i përmbushi rekomandimet për korrigjimin e çmimit.

“Rritja e çmimit është mesatarisht rreth 40 denarë. Që do të thotë se nëse qytetarët paguanin faturë prej 1,000 denarësh, tani do të paguajnë 1,040 denarë”, tha Komisioni Rregullator.

Sipas të dhënave nga Komisioni Rregullator, humbjet e ujit në vend janë rreth 64 përqind, dhe në rajon Maqedonia është një nga vendet me humbjet më të larta.

Këtë verë, disa pjesë të Shkupit nuk kishin ujë të pijshëm, dhe presioni ishte i dobët në pothuajse të gjithë qytetin. “Ujësjellësi” në atë kohë apeloi që uji të përdoret në mënyrë racionale dhe tha se në një pjesë të madhe të qytetit ka lidhje të paligjshme përmes të cilave uji i pijshëm shpërdorohet për ujitje të fushave dhe kopshteve.

Comments